Kryeministri Zaev: Nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale, ndryshime kushtetuese
Kryeministri Zoran Zaev pret mbështetje edhe më të madhe të shqiptarëve se ajo e viti 2016 në zgjedhjet presidenciale që mbahen të dielën në Maqedoninë e Veriut.
Duke folur në një intervistë televizive, Zaev tha se qytetarët janë vetëdijësuar që çdo votë kundër kandidatit të mazhorancës Stevo Pendarovski, është votë e hedhur në kosh.
Ai madje kritikoi Blerim Rekën, kandidatin e partive shqiptare të opozitës, duke theksuar se ditët e fundit ka partizuar fushatën e tij. Zaev u shpreh se lidhja e Rekës me kandidaten e VMRO-DPMNE, Siljanovska, vetëm se ka demotivuar votuesit shqiptarë.
Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se nëse dështojnë zgjedhjet presidenciale, do të iniciohen ndryshime kushtetuese me qëllim që Presidenti të zgjidhet në Kuvend ose të hiqet kuorumi. Zaev megjithatë u shpreh i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. /
abcnews.al