Regjistrohet kandidatura e parë për Prokuror të Përgjithshëm
Olsian Çela është kandidatura e parë e regjistruar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për Prokuror të Përgjithshëm. Çela ka qenë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda para se të transferohej në Berat nga eprorja e tij Donika Prela.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh 3 kandidatë për kryeprokuror dhe më pas listën ia kalon Parlamentit për votim. Afati i fundit i aplikimeve për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm është data 30 Prill.
Prokurori Olsian Çela në vitin 2017 pati një përplasje me drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela për çështjen “Shullazi”. /
tvklan.al