Kotoletë patëllxhani (Video)
Përbërësit:
300 gr salcë domate
300 gr bukë galetë
200 gr proshutë cotto e hollë
180 gr mozarella
100 gr stika
30 gr parmixhano
5 vezë
2 patëllxhanë
1 litër vaj
Borzilok
Mustardë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim salcën e domates, gjethet e borzilokut, kripë, piper dhe e lëmë të ziejë.
Bluajmë fillimisht në mikser stikat, më pas shtojmë djathin mozarella, djathin e grirë dhe në fund shtojmë salcën me borzilok, pak bukë galetë dhe i përziejmë të gjitha bashkë.
Qërojmë patëllxhanët, i presim në feta të holla, i marinojmë me kripë dhe i lëmë të kullojnë lëngun e tepërt. Më pas fetat e patëllxhanit i mbushim me masën që përgatitëm dhe me proshutë, i kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në një tenxhere me vaj jo më shumë se 150 gradë.
/tvklan.al