Krem spinaqi me vezë poche dhe fara susami (Video)


Krem spinaqi me vezë poche dhe fara susami (Video)

14:30 23/04/2019

Përbërësit:

400 gr spinaq

50 gr pana kuzhine

50 gr parmixhano

20 gr susam

20 gr pomodorini

4 vezë

2 thelpinj hudhër

2 qepë të njoma

1 baguette

Pak arrë moskat

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë. Shtojmë në të pak uthull dhe vendosim vezët pa lëvozhgë që të ziejnë brenda. Pasi veza poche të jetë gati e kalojmë në susam dhe në bukë galetë, të cilat i kemi përzier bashkë. Më pas e kalojmë në vezë dhe sërish në susam dhe në bukë galetë dhe e skuqim. Presim në feta të holla bukën, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe e fusim në furrë që të theket. Në një tigan vendosim pak gjalpë që të shkrihet dhe dy thelpinj hudhër. Më pas shtojmë në të spinaqin. Pasi skuqet pak e vendosim në mikser, shtojmë arrë moskat, vaj ulliri dhe i bëjmë krem.

Në një tenxhere vendosim panën dhe djathin e grirë dhe i lëmë të shkrihen bashkë. Më pas i bëjmë edhe më kremoze me mikser.

Në fund skuqim pomodorinit në mënyrë që të marrin aromë të mirë. Kremin e spinaqit e shërbejmë me bukën e thekur, mbi të pomodorinit, krem djathi dhe vezët poche me susam.

/tvklan.al






Të ngjashme