Gjyqi, Ambasada Amerikane me familjen Markaj (07 tetor 1998)
Konflikti midis Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe familjes Markaj për çeshtjen e një trualli privat mbi rezidencën e diplomatëve të Uashingtonit, ka arritur në pikën finale. Sot palët në proces avokatët dhe përfaqësuesja e Bashkisë kanë dhënë pretendimet e fundit përpara gjykatësit Skënder Haluca. Ishte avokati i familjes Markaj, Baftjar Rusi ai që ngriti një sërë pretendimesh mbi shkeljet që janë bërë nga Ambasada Amerikane si dhe nga Bashkia e Tiranës.Sipas avokatit , leja e dhënë nga bashkia nuk ishte e rregullt, ndërsa Ambasada ka cënuar padrejtësisht një pronë private. Avokati ka paraqitur një sërë dokumentesh që vërtëtojnë të drejtën e familjes Markaj.
Pamje nga gjyqi i Ambasadës Amerikane dhe familjes Markaj, avokat Ilir Selenica, gjygjtari Skënder Haluca, avokati i familjes Markaj ,Baftjar Ruci./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili