Fileto pule me salcë orientale (Video)
Përbërësit:
100 gr spinaq
50 gr salcë soje
2 qepë të njoma
1 fileto pule
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
1 kungull
1 qepë
1 karotë
Pak lakër të bardhë
Xhinxher
Hudhër
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht sfiletojmë fileton e pulës, e vendosim në një tavë dhe e marinojmë me salcë soje. Më pas presim të gjitha perimet dhe i vendosim bashkë në një tigan me pak vaj ulliri që të skuqen. Ndërkohë që skuqen shtojmë spec djegës.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim filetot e pulës, më pas i vendosim sërish në tavë dhe i fusim në furrë që të piqen për 12 minuta. Në një tigan të vogël vendosim salcë soje, e përziejmë me ujë, shtojmë në të hudhër, pak sheqer, xhinxher dhe i lemë të ziejnë.
Në fund salcën e sojës e lidhim me pak niseshte të përzier me ujë. Pasi të jetë gati e filtrojmë. Presim në feta të holla fileton e pulës, vendosim në pjatë fillimisht perimet, mbi to fileto pule dhe në fund salcë.
/tvklan.al