Pene me pesto bajame dhe karkaleca (Video)


Pene me pesto bajame dhe karkaleca (Video)

14:54 24/04/2019

Përbërësit:

450 gr karkaleca

400 gr pene integrale

100 gr parmixhano

100 gr bajame

45 gr vaj ulliri

45 gr gjizë

1 limon

Borzilok

Trumzë

Hudhër

Konjak

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastrojmë karkalecat. Në një tenxhere me pak vaj ulliri vendosim hudhër dhe trumzë, sapo të aromatizohet vaji shtojmë karkalecat. I shuajmë me pak konjak dhe pasi të avullojë shtojmë ujin dhe i lemë të ziejnë.

Vendosim në mikser gjizën, borzilokun, vaj ulliri, bajamet, djathin e grirë dhe i bëjmë krem. Në një tenxhere me ujë vendosim makaronat që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim karkalecat, i shuajmë me konjak dhe pasi të avullojë shtojmë makaronat e ziera tek tigani me karkaleca, shtojmë pak nga uji ku zien makaronat dhe i lemë për pak minuta.

Lëkurat dhe kokat e karkalecit me erëza që përgatitëm i bëjmë krem me mikser, e filtrojmë dhe e shtojmë tek tigani me makarona. Në fund fare shtojmë edhe peston me gjizë dhe bajame dhe janë gati.

/tvklan.al






Të ngjashme