PD: Në 30 Qershor nuk ka për të patur zgjedhje
Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Gazmend Bardhi, tha sot se opozita është e vendosur në kauzën e saj.
“Edi Rama, i keqpërdoruri i tij dhe i krimit, Taulant Balla, si dhe çdo shërbëtor tjetër i tij brenda dhe jashtë parlamentit të krimit, e dinë fare mirë se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur.
Një qeveri ilegjitime, me një kryeministër ilegjitim, që brenda pak viteve e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme!”,
deklaroi Bardhi./tvklan.al