“Plani B”, një rrëfim personal i Drejtores Operative të Facebook (Video)
Të gjithë në jetë kemi një “Plan A”, por ndodh shpesh që jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhet dhe pas dështimit të planit A duhet të kalojmë në planin B. Pikërisht ky është edhe titulli i librit për të cilin botuesja Loreta Berhami foli sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
“Plani B” me autorë Sheryl Sandberg, Drejtoreshë Operative e Facebook dhe Adam Grant, psikolog është një libër ku ndërthuren mendimet personale të Sheryl dhe kërkime ndërgjegjësuese të Adam për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. “Plani B” po ashtu ju mëson se si të ndihmoni të tjerët kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rrisim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje.
“Kur Sheryl humbi bashkëshortin pati shumë zhurmë, u shkruan shumë artikuj dhe pritej që ajo të shkruante një libër. Në libër është ndërthurur ditari i saj personal i katër muajve të parë pas humbjes së bashkëshortit, shembuj të tjerë të ngjashëm me të Sheryl të cilët i kanë kapërcyer këto fatkeqsi. Në libër flitet edhe për përdhunimet, për prindërit që kanë humbur fëmijë, për njerëz që kanë humbur punën, për divorce etj, etj”
, tha Berhami.
/tvklan.al