Kiara Tito: Që 12 vjeç kam… (Video)
Edhe pse pa ndonjë projekt televiziv në transmetim, për Kiara Titon vijon të shkruhet dhe të komentohet. Mjaftoi vetëm një foto e saj në Instagram ku kishte vënë në pah qukat që moderatorja e “Doktor Plastik” në Tv Klan të vihej sërish në qendër të vëmendjes.
Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan Tito tregoi se i ka pasur gjithmonë qukat në fytyrë, por i ka mbuluar gjatë gjithë kohës sepse nuk i pëlqente se si dukej me to.
“I kam pasur gjithmonë, por i kam mbuluar me idenë se nuk më duken bukur dhe nuk më pëlqente vetja. Duke qenë se janë në trend këtë vit vendosa t’i nxjerr dhe unë meqë i kam”, tha moderatorja.
Ndërsa ditëve të fundit qe një eksperiment i ri me prerjen e flokëve, ç’ka ngjalli të tjera komente.
“Gjithmonë eksperimentoj me look-un. Që 12 vjeç kam lyer flokët për herë të parë pa lejen e prindërve dhe i kam bërë të kuqe”, tregoi Tito.
/tvklan.al