Trajnimi i të rinjve në kurse profesionale
Interesi i të papunëve të regjistruar në qendrat e trajnimit profesional të Elbasanit është në rritje.
Drejtuesit e saj thonë se kanë dhe bashkëpunimin e bizneseve private për të zhvilluar praktikat dhe shumë prej tyre kanë pranuar punësimin e tyre pas përfundimit të trajnimeve që zgjasin nga 3 deri në 9 muaj.
Kryeministri që ka vizituar këtë qendër jep garanci se tregu i punës do t’i mirëpresë pasi pavarësisht mungesës së një profesioni kurset e ofruara nga qendra e trajnimeve do të vlerësohet si eksperiencë pune.
Mungesa e profesionistëve ishte një nga shqetësimet që vetë sipërmarrësit i kanë shprehur Kryeministrit gjatë vizitës në dy prej tyre në qarkun e Elbasanit.
Tv Klan