Lajme nga bota, Itali Prodi, Kinë Toni Bler (10 tetor 1998)
Prodi pas një qeverisje prej dy vitesh nuk ka mundur të marrë votat e shumicës parlamentare. Ka patur reagime të shumta ndër to dhe Berluskoni ku në një konferencë për shtyp deklaroi se nëse një qeveri nuk votohet as nga mazhoranca, ajo atëherë duhet të largohet. Bertinoti është i mendimit se duhet të shikohet programi i financave të vitit ’98. Tani çdo gjë është në dorë të presidentit italian Luixhiskalfaro për të rishikuar krizën në qeverinë italiane.
Në përfundim të vizitës së tij në Kinë kryeministri Toni Bler ka vizituar dhe Hong Kongun që tashmë i përket Kinës. Ai u takua me liderin e ri të Hong Kongut. Bler nuk ka pranuar të prononcohet rreth kësaj vizite një javore të tij. Përsa i përket çeshtjes së respektimit të të drejtave të njeriut në Kinë, Bler u shpreh se Kina ka bërë progres në këtë drejtim, megjithatë duhet akoma punë.
Pamje kryeministri Italian Romano Prodi në parlament dhe takimi me presidentin Italian Oskar Luixhiskalfaro, Silvio Berluskoni. Kinë, vizita e kryeministrit Britanik Toni Bler, takimi me liderin e Hong Kongut./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori