
Musa Ulqini për kryesinë e Partisë Socialiste (10 tetor 1998)
Musa Ulqini flet për mbledhjen e zhvilluar e cila në thelb kishte dy çështje. Problemi i parë i diskutuar kishte të bënte me angazhimin e Partisë Socialiste dhe Mazhorancës Socialiste në Parlament për diskutimin e neneve të Projektkushtetutës dhe së dyti Parlamenti të jetë i hapur në mbledhjet e tij ku dhe opinioni publik të ketë rëndësinë përkatëse në vendimarrjet e deputetëve në lidhje me hartimin e Projektkushtetutës. Përsa i përket zgjedhjes së sekretarëve të rinj, Ulqini tha se do të diskutohet në mbledhjet e ardhshme të Komitetit të Përgjithshëm drejtues të Partisë Socialiste.
Pamje, socialisti Musa Ulqini intervistë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame