Kek me sardele (Video)


Kek me sardele (Video)

14:25 29/04/2019

Përbërësit:

500 gr sardele

300 gr patate

200 gr pomodorini

50 gr mozarella

1 limon

Bukë e grirë

Trumzë

Spec djegës

Rigon

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Ndërkohë pastrojmë sardelet dhe iu heqim shtyllën kurrizore. Më pas i marinojmë me hudhër, kripë, piper, vaj ulliri dhe lëkurë limoni. Vendosim në një tas bukë të grirë, shtojmë në të rigon, piper, kripë, hudhër dhe vaj ulliri. Nxjerrim nga uji patatet dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri. Nëpër stampa alumini vendosim sardele për të krijuar bazën, mbi to pomodorini, patate dhe mozarella të prerë në kubikë dhe i mbyllim me bishtat e sardeleve që mbeten jashtë.

Mbi to vendosim pak spec djegës dhe i fusim në furrë që të piqen në 200 gradë për 7 minuta. Në një tigan me pak vaj ulliri thekim bukën e grirë të marinuar. Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri shtojmë hudhër, spec djegës dhe skuqim në të pomodorinit. Vendosim në pjatë fillimisht pomodorinit e skuqura, mbi to kekun me sardele, bukë të aromatizuar dhe është gati.

/tvklan.al






Të ngjashme