Rizoto me kallamar (Video)
Përbërësit:
350 gr kallamar
300 gr oriz
200 gr bizele
100 gr parmixhano
70 gr majdanoz
45 gr gjalpë
3 thelpi hudhër
2 karota
1 qepë
1 gotë verë të bardhë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Presim në kubikë qepën, karotën, selinon dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Më pas në një tigan i skuqim të gjitha bashkë. Pasi i skuqim i vendosim në një tenxhere me ujë që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim kallamarët të skuqen, më pas shtojmë orizin dhe i përziejmë gjatë gjithë kohës derisa të skuqen dhe i shuajmë me verë të bardhë. Pasi të avullojë vera shtojmë bizele, majdanoz, kripë, piper. Më pas shtojmë bulion perimesh dhe e lëmë të ziejë. Në fund shtojmë gjalpë, djathë të grirë dhe sërish majdanoz, vazhdojmë i përziejmë derisa të lidhen dhe është gati.
/tvklan.al