Analiza e Abraham Alechenu
Java e 31 e Superligës i ka ende të hapura llogaritë e klubeve që luftojnë për mbijetesën dhe atyre që kërkojnë daljen në Europë.
Tirana dhe Luftëtari janë ende të kërcënuara, veçanërisht bardheblutë. Por ish-lojtari i Tiranës, Arbaham Alechenu shpreh bindjen se kjo skuadër do t’ia dalë.
“Besoj se Tirana do të qëndrojë, ka forcë grupi”.
Teksa duket se Partizani i ka mbyllur llogaritë për titullin, në garë për vendet europiane janë disa skuadra.
Katër herë kampion Shqipërie, dy me Tiranën, një me Dinamon dhe një me Elbasanin, 2 herë fitues i Superkupës, futbolli i luajtur vazhdon t’i mungojë.
Tashmë Abraham Alechenu menaxhon disa futbollistë në Superligë.
Tv Klan