Gattuso pritet të largohet
Genaro Gattuso do të qëndrojë te Milan, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Sipas mediave italiane trajneri ka edhe 4 ndeshje për të ndihmuar ekipin drejt objektivit Champions, por gjithsesi ndarja është vendosur.
Por kush pritet ta zëvendësojë? më i favorizuari për momentin duket trajneri i Roma, Eusebio Di Francesco, i cili preferohet për stilin e tij dhe aftësia për t’i dhënë mundësinë dhe ngritjen e vlerës së lojtarëve të rinj. Një tjetër alternativë është Gianpiero Gasperini.
Ai po bën mirë me Atalanta ku synon edhe vendin e katërt dhe debutimin në Champions League. Në listë shtohet edhe Maurizio Sarri, por që ka më pak shanse se dy të parët.
Tv Klan