Zani Çaushi shoqërohet në gjykatë (12 tetor 1998)
Masa të forta sigurie gjatë shoqërimit të Zani Çaushit dhe bandës së tij për në gjykatë. Disa dhjetëra policë të sigurisë së lartë , Forcave të Briskut ,të Repartit Ushtarak dhe të RENEAs janë mobilizuar sot në ruajtjen trupore të Zani Çaushit dhe pjesëtarëve të tjerë të bandës së tij si dhe në ruajtjen e Gjykatës së Faktit dhe ndërtesave përreth. Në krye të forcave policore ishte vetë shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Ilia Nasi. Gjatë ruajtjes së zonës kishte dhe disa përplasje mes familjarëve të akuzuarve, por pas një marrëveshje mes forcave policore u ra dakort që në seancën e gjyqit do të ishin prezentë nga tre familjarë për çdo të akuzuar.
Pamje nga shoqërimi i Zani Çaushit dhe grupit të tij ne gjyq. Pamje të familjareve të të akuzuarve, perplasje me policinë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj