Fileto viçi me pate ulliri (Video)
Përbërësit:
300 gr spinaq
200 gr fileto viçi
100 gr ullinj të zi
2 patate
Hudhër
Trumzë
Rozmarinë
Mustardë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Lyejmë fileton e viçit me mustardë dhe e marinojmë me vaj ulliri, kripë, piper, hudhër, trumzë, rozmarinë, gjethe dafine, të cilat i kemi shtypur të gjitha bashkë dhe e lëmë të pushojë. Vendosim në mikser ullinjtë, patate, hudhër, gjalpë, pak nga uji i patateve dhe i bëjmë krem. Në një tigan pjekim fileton e viçit dhe e shuajmë me pak verë dhe pasi të avullojë shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tjetër tigan skuqim spinaqin. Vendosim në pjatë fillimisht kremin me ullinj, mbi të spinaqin e skuqur dhe mbi to fileton e viçit.
/tvklan.al