Lajme nga bota, Izrael, Meksikë, Egjypt (13 tetor 1998)
Benjamin Njetanjahu mbledh qeverinë e tij pas takimit me Arafatin, për tërheqjen e trupave Izraelite. Gjithashtu u miratua dhe posti i Ministrit të Jashtëm të Izraelit i cili do të jetë gjenerali Ariel Sharon. Ka patur dhe manifestime për të kundërshtuar kompromisin me qeverinë palestineze nga ana e disa banorëve izraelitë.
Në Meksikë shumë manifestues kanë dalë për të protestuar pikërisht në 550 vjetorin e zbulimit të vendit të tyre prej Kristofor Kolombit. Protestuesit kërkojnë që të ndërtohet një monument i prijësit Monte Zuna.
Opera “Aida” është kthyer pas 11 viteve në tokën e të parëve. Ajo është interpretuar mbrëmë para piramidave të lashta të faraonëve. Masat e sigurisë së policisë kanë qënë maksimale.
Pamje Izrael Benjamin Njetanjahu me qeverinë. Pamje protestuesish Meksiko. Pamje nga Opera “Aida”./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori