I riu qëllon me kallashnikov në qytet, arrestohet
Shkodër –Kanë qenë qytetarët atë që njoftuar policinë se një i ri ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit P. I. 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, një kallashnikov.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
/tvklan.al