Muffin me çokollatë (Video Arkiv)


Muffin me çokollatë (Video Arkiv)

14:47 02/05/2019

Përbërësit:

500 gr pana

100 gr miell

100 ml qumësht

100 gr çokollatë fondente

100 gr çokollatë

75 gr sheqer pluhur

30 gr kakao

30 gr gjalpë

4 gr maja

2 vezë

Letra për mufin

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë çokollatën në banjomari me pak gjalpë. Në një tas rrahim vezët, më pas shtojmë në to majanë, miellin, kakaon, qumësht dhe i përziejmë derisa të formohet brumi. Në fund shtojmë çokollatën e shkrirë me gjalpë dhe i përziejmë bashkë. Brumin e përgatitur e vendosim në stampo, mbi të shtojmë çokollatë të grirë dhe i fusim në furrë që të piqen në 180 gradë.

Në një tigan vendosim panën, shtojmë në të pak gjalpë dhe e lëmë të ziejë. Pasi të ziejë për disa minuta shtojmë në të sheqer pluhur, më pas çokollatën e grirë imët dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të bëhet krem. Vendosim në pjatë fillimisht kremin me çokollatë dhe mbi to muffins.

/tvklan.al






Të ngjashme