Domate të mbushura me kuskus (Video Arkiv)
Përbërësit:
250 gr kuskus
20 gr kos
20 gr gjalpë
10 gr curry
6 domate
1 kungull jeshil
1 qepë
1 karrotë
Majdanoz
Numerik
Spec djegës
Borzilok
Hudhër
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë domatet nga fara pa i prishur formën. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim hudhrën bashkë me qepën, shtojmë karrotat, kungullin, pjesët e brendshme të domateve, kripë, piper dhe i skuqim të gjitha bashkë. Vendosim në një tas kuskusin, shtojmë në të vaj ulliri, gjalpë dhe në fund ujin e vluar. Mbulojmë tasin me letër pelikul dhe e lëmë të qëndrojë për disa minuta. Më pas kuskusin e bashkojmë me perimet, shtojmë majdanoz, i përziejmë të gjitha bashkë dhe me to mbushim domatet. I vendosim në furrë të piqen për 7 minuta.
Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim që të skuqen 2 thelpinj hudhër, pak majdanoz, pak spec djegës, pak curry dhe pak tumerik. Pasi të ziejnë, e heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë në të edhe pak kos, i përziejmë bashkë të gjithë ingredientët. Vendosim në pjatë fillimisht salcën dhe mbi të domate të mbushura.
/tvklan.al