Dënohet Partizani


Dënohet Partizani

15:25 02/05/2019

Dy ndeshje pa trajnerin Gega dhe 4 pa Bruno Telushin. Ky është dënimi që Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë për klubin Partizani.

Në përfundim të ndeshjes ndaj Laçit që u mbyll në barazim 1-1, të kuqtë nuk kanë qenë dakord me vendimet e arbitrit duke protestuar ashpër ndaj tij. Telushi e ka tërhequr kryesorin nga bluza ndërsa Trajneri Gega ka protestuar ndaj gjyqtarit.

E sigurt që Gega do të mungojë në ndeshjen ndaj Flamurtarit këtë fundjavë ndërsa mund të jetë në pankinë në derbin me Tiranën, nëse Partizani do ta shlyejë këtë duke e paguar në formë gjobe. Ndërsa Telushi do ta humbë derbin me bardheblutë.

Tv Klan

 






Të ngjashme