“Ajo mungon…” (Video)
Ajo është një vajzë e vogël, shumë e ëmbël, e cila është bërë e njohur vitin e kaluar kur ishte pjesë e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”. Ndërsa ai është një këngëtar i ri, por edhe mësues muzike.
Paola Qibini dhe Denis Taraj kanë realizuar sëbashku një këngë të titulluar “Ajo mungon” dhe sot ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të treguar më shumë për bashkëpunimin e tyre.
“Kjo kënga i dedikohet tezes time që është lart në qiell dhe më mbron gjithmonë. Kjo është kënga ime e parë dhe më ka pëlqyer shumë. Nuk u lodha”,
tha Paola.
“Paola është vajzë shumë inteligjente, ne ia kemi shpjeguar asaj këngën dhe klipin. Ajo e ka kuptuar vetë historinë. Në klip ajo ka qenë shumë e lumtur, pavarësisht se ka transmetuar emocione. Paola ka zë shumë të mirë dhe e pret një rrugëtim i gjatë në muzikë. Në klip ne të dy përfaqësojmë marrëdhënien e një babai dhe një vajze, të cilët lidhen më shumë me njëri-tjetrin pas humbjes së madhe që pësojnë. Përmes këngës kemi dashur të transmetojmë mesazhin që të gjithë prindërit të mos i shfaqin problematikat e tyre në sy të fëmijëve”,
tha Denis Taraj.
/tvklan.al