Cikloni tropikal “Fani” godet Indinë Lindore


Cikloni tropikal “Fani” godet Indinë Lindore

10:40 03/05/2019

Cikloni tropikal me emrin “Fani” arriti në bregun lindor të Indisë këtë mëngjes me shira të forta dhe erëra që shkojnë deri në 205 kilometra në orë. Rreth 1.2 milionë njerëz u evakuuan në shtetin e Odishës. Sipas raportimeve të mediave vendase nuk ka viktima apo të plagosur.

Ky është cikloni më i fortë i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1999, kur një ciklon shkaktoi rreth 10,000 vdekje në të njëjtin shtet.

Ciklon ka goditur të gjithë qytetin turistik të Pirit, ku sipas parashikimeve erërat do të vazhdojnë të jenë të forta edhe në orët në vazhdim

Shumë zona janë të përmbytura, mijëra pemë janë çrrënjosur, janë shkatërruar shtyllat si dhe një numër i madh shtëpish janë prishur

./tvklan.al






Të ngjashme