Pasta me salcë domate dhe mozzarella (Video)


Pasta me salcë domate dhe mozzarella (Video)

17:37 03/05/2019

Përbërësit:

500 gr domate

300 gr pasta

100 gr borzilok

70 gr vaj ulliri

10 thelpinj hudhër

2 karota

2 degë selino

1 qepë

Rozmarinë

Trumzë

Mozzarella e tymosur

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim fillimisht hudhrën dhe erëzat. Më pas shtojmë qepën, pasi të skuqen pak bashkë shtojmë karotat dhe selinon të grira imët. Në fund shtojmë domatet, kripë, piper, pak vaj ulliri dhe vazhdojmë i përziejmë. Kur të jenë gati i bëjmë krem me mikser.

Vendosim në tenxhere makaronat që të ziejnë për jo më shumë se dy minuta. Më pas makaronat i kalojmë në një tigan, mbi të shtojmë salcën që përgatitëm, në fund shtojmë djathin dhe  vazhdojmë i përziejmë derisa të lidhen dhe janë gati.

/tvklan.al






Të ngjashme