Vodhën elektromotorët në puset e naftës në Ballsh, pranga 2 personave
Dy persona kanë përfunduar në pranga, pasi vodhën 6 elektromotorë të puseve të naftës në fshatin Hekal.
Policia e Mallakastrës pas dokumentimit të ngjarjes, bëri të mundur arrestimin e R.A, 24 vjeç, dhe E.C, 25 vjeç, të dy banues në Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”./tvklan.al