Kërkohej nga Italia për trafik kokaine, kapet i riu
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:K.A., 29 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Durrës.
Sipas njoftimit të policisë
“K. A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në Urdhër Arrestin e vitit 2017,lëshuar nga Gjykata në Peskara/ Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”
.
27-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al