Mbante armë në shtëpi, arrestohet 30- vjeçari
Policia e qytetit të Vlorës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në pranga ka rënë 30- vjeçari me inicialet Gj.V, pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./tvklan.al