Lajme nga bota Itali, Francë, Izrael-Palestinë (15 tetor 1998)


Lajme nga bota Itali, Francë, Izrael-Palestinë (15 tetor 1998)

16:52 15/10/1998

Prodi nuk arriti dot të fitonte votëbesimin në mazhorancën parlamentare. I vetmi kusht që ai pranon për të ndërtuar një qeveri është shkatërrimi i koalicionit të Olivias i cili ka një popullaritet të madh në Itali. Prodi i ka kërkuar presidentit Skalfaro të verifikojë ekzistencën e mbështetjes parlamentare në formacionin e ri qeverisës që do të ndërtohet.

Studentët francezë kanë shpërthyer në protesta. Kërkesat e studentëve të cilët janë shpërndarë në qytete të ndryshme kanë qënë shtimi i numrave të mësuesve, klasa më komode dhe lehtësimin e lëndëve mësimore. Vetëm në qytetin e Parisit kanë qënë 25 mijë protestues.

Është hapur samiti i Uashingtonit, Izraelit dhe Palestinës për zhbllokimin e marrëdhënieve dhe krizës historike mes dy vendeve. Arafati dhe Njetanjahu janë takuar për herë të dytë pas takimit me Klinton dhe Hollbrajt ku në parim u hap rruga e paqes mes dy vëndeve.

Pamje kryeministri Italian Romano Prodi. Francë studentët protesta. Pamje Jaser Arafat, Benjamin Njetanjahu./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori 






Të ngjashme