Rizoto me luleshtrydhe (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz
200 gr luleshtrydhe
200 gr karkaleca
100 gr parmixhano
30 gr gjalpë
1 karotë
1 finok
1 qepë
1 selino
Majdanoz
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj ulliri vendosim trumzë, hudhër, kokat e karkalecave dhe lëkurat. I përziejmë dhe shtojmë karotë, qepë, asparag, finok dhe i skuqim të gjitha bashkë. Më pas shtojmë ujë dhe i lemë të ziejnë që të përgatitet bulioni.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht pak finok, shtojmë më pas orizin dhe karkaleca të grirë. I shuajmë me konjak dhe pasi të avullojë shtojmë dalëngadalë bulionin. Një pjesë të karkalecave i skuqim në tigan me pak vaj ulliri. Përpara se të heqim nga soba rizoton shtojmë pak vaj ulliri, majdanoz djathë të grirë dhe luleshtrydhe në mënyrë që të bëhet kremoz. Vendosim në pjatë rizoton, mbi të karkalecat e skuqur, luleshtrydhe dhe disa gjethe majdanozi.
/tvklan.al