Role gici me vezë dhe asparag (Video)


Role gici me vezë dhe asparag (Video)

13:56 06/05/2019

Përbërësit:

500 gr pana

200 gr kaçkavall i grirë

170 gr asparag

30 gr borzilok

4 vezë

1 fileto gici

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim bishtat e asparagëve që të ziejnë. Iu heqim lëkurat bishtave të mbetur të asparagëve dhe i grijmë imët. Fileton e gicit e rrahim derisa të hollohet dhe e marinojmë me kripë dhe piper. Një pjesë të bishtave të asparagëve i marinojmë me kripë, piper, borzilok, pak vaj ulliri dhe i pjekim në mikrovalë.

Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim asparagët e grirë. Rrahim vezët në një tas dhe shtojmë në të asparagët e skuqur, gjethe borziloku dhe i pjekim në formë krepash. Krepat e përgatitur i vendosim mbi fileto dhe mbi të vendosim edhe asparagët e pjekur. I mbledhim filetot në formë roleje me letër pelikul dhe me letër alumini dhe i vendosim në tenxhere që të ziejnë.

Në një tenxhere vendosim panën, pasi të reduktohet pak shtojmë parmixhanon dhe në fund edhe gjethe borziloku dhe i miksojmë në mikser. Majat e asparagëve i skuqim në një tigan dhe më pas në të njëjtin tigan skuqim edhe roletë e ziera të gicit. Vendosim në pjatë krem djathi, roletë dhe asparagët.

/tvklan.al






Të ngjashme