Pikasi eksplozivin në makinë, njofton policinë
Ishte vetë drejtuesi i makinës ai që njoftoi policinë se brenda saj gjendej një sasi eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Rrëshenit. Makina ka qenë e parkuar në momentin që drejtuesi me inicialet A.GJ., ka hipur brenda saj dhe sapo është ulur ka pikasur se diçka e shqetësonte nga pas.
Sapo ka parë një pako të dyshimtë ai ka telefonuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe kjo e fundit ka telefonuar njoftuar Specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, ku kanë bërë të mundur asgjësimin e saj.
Sikurse duket edhe nga foto, makina është shkatërruar pasi shpërdhimit të kryer nga Njësia Anti -Eksploziv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Mësohet se drejtuesi i makinës ka qenë më parë në burg.
/tvklan.al