Brusketa (Video)


Brusketa (Video)

14:30 07/05/2019

Përbërësit:

100 gr pomodorini

100 gr mozarella

50 gr pançetë

1 baguette

Sallatë jeshile

Për majonezën:

2 vezë

1 limon

1 lugë uthull

Përgatitja:

Presim përgjysmë pomodorinit dhe i vendosim në një tavë. I marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, sheqer dhe i fusim në furrë në 70 gradë. Presim në feta të holla bukën, e marinojmë me kripë, piper, rigon, hudhër dhe i vendosim në furrë që të theken. Presim në feta të holla mozzarellën dhe e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, rigon dhe lëkurë limoni.

Vendosim në tasin e një gote mikseri një vezë të plotë dhe një të verdhë, pak uthull të bardhë, gjysmë kokrre lëng limoni, vaj ulliri dhe hudhër sipas dëshirës. I grijmë me mikser bashkë derisa të përgatitet majoneza. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim pançetën. Coptojmë me duar sallatën, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri. Vendosim në pjatë fillimisht sallatën e marinuar, mbi të brusketat, mbi brusketa mozzarellën, pomodorinit e pjekura, pançetën dhe në fund majonezën.

/tvklan.al






Të ngjashme