Pasta me patate dhe karkaleca (Video)
Përbërësit:
500 gr patate
500 gr miell
290 gr ujë
100 gr gjizë
100 gr karkaleca
15 gr vaj ulliri
2 domate
Hudhër
Borzilok
Mente
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Në një tas vendosim miellin, shtojmë ujin, vaj dhe përgatisim brumin. Më pas brumin e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Në një tigan me pak vaj ulliri, shtojmë hudhër, më pas karkalecat, i skuqim bashkë dhe i shuajmë me konjak. Pasi të avullojë alkooli shtojmë në to domate të prera në kubike.
Vendosim në një tas gjizën, shtojmë në të mente të grirë, borzilok, patatet e ziera dhe të shtypura, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Hapim brumin dhe e presim në forma rrethore, i mbushim me masën që përgatitëm me gjizë dhe i vendosim të ziejnë në tenxheren ku ziemë patatet. Pasi të ziejnë për shumë pak minuta i vendosim në tiganin ku kemi skuqur karkalecat. I ziejmë pak bashkë që të lidhen dhe janë gati.
/tvklan.al