Ceremoni në nder të oficeres 32-vjeçare në Letoni (Foto)
Mëngjesin e kësaj të marte në bazën ushtarake Camp Adazi të Letonisë u zhvillua ceremonia e nderimit për Nëntetaren e ndjerë Zarife Hasanaj. Në ceremoni mori pjesë i gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.
Një ditë pas vdekjes së Hasanajt, Ministrja e Mbrojtjes ka nisur drejt Letonisë një Task Forcë të ngritur me urgjencë për këtë rast. Bashkë me autoritetet letoneze, Task Forca do të ndjekë hetimin e plotë për vdekjen e efektives Hasanaj në Camp Adazi. 32-vjeçarja vdiq aksidentalisht gjatë çmontimit të minave mëngjesin e së hënës, ndërsa u plagosën Komandanti i Kontigjentit, Majori Klodian Tanushi, i cili mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën dhe Rreshteri Julian Kapaj. Efektivët e Forcave të Armatosura ishin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake./tvklan.al
[caption id="attachment_474293" align="aligncenter" width="809"]Foto nga shërbimi në Letoni. Në mes nëntetare Zarife Hasanaj.
[/caption]