Fileto pule me gorgonzola (Video)
Përbërësit:
200 gr fileto pule
200 gr patate
50 gr gorgonzola
50 gr pomodorini
50 gr parmixhano
Qepë të njoma
Sherebelë
Rozmarinë
Hudhër
Majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim papatet që të ziejnë në një tenxhere me ujë. Filetot e pulës i vendosim në një tavë dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, sherebelë, rozmarinë, hudhër dhe i fusim në furrë për 15 minuta.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim gjethet e qepëve të njoma, shtojmë djathin gorgonzola, djathin e grirë, pomodorini, majdanoz dhe e lemë të ziejë për pak. Salcën e përgatitur e vendosim tek tava me filetot e pulës dhe e vendosim sërish në furrë. Patatet e ziera i shtypim, shtojmë në to majdanoz të grirë, qepë të njomë, vaj ulliri, uthull dhe hudhër. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë dhe është gati.
/tvklan.al