Krepa me gjizë dhe spinaq (Video)
Përbërësit:
500 gr miell
500 gr gjizë
500 gr pana
300 gr spinaq
250 gr djathë montazio
100 gr djathë kaçkavall i grirë
8 vezë
1 litër qumësht
Hudhër
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Rrahim në një tas vezët me kripë, piper dhe vaj ulliri. Më pas shtojmë ngadalë miellin dhe qumështin. Vazhdojmë i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Vendosim tiganin që të ngrohet dhe pjekim një nga një krepat.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht hudhrën dhe trumzën, më pas spinaqin. Pasi të skuqen i vendosim në një tas, shtojmë në të gjizën, djathin e grirë, kripë dhe piper. Me masën e përgatitur mbushim krepat. Më pas i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë. Në një tigan vendosim panën e kuzhinës, pasi të ziejë dhe të reduktohet pak shtojmë në të djathin e grirë dhe e përziejmë derisa të bëhet krem. Shtojmë edhe kripë e piper dhe receta është gati.
/tvklan.al