RTSH ,Festivali ’98 përgatitjet (20 tetor 1998)
Festivali më i madh Kombëtar Fest ’98 më në fund ka hedhur hapin e parë. Drejtori i televizionit Adrian Klosi ka mbledhur redaktorë të muzikës së lehtë të cilët kanë përgatitur një platfomë të tyren dhe janë mbledhur për diskutim. Gjithashtu do të mblidhet dhe Këshilli Drejtues për të diskutuar rreth problemeve të këtij festivali. Drejtori Klosi e ka mirauar platformën e re. Për ish drejtorin Selim Ishmaku më me rëndesi është që kjo platformë mos të anojë nga spektakli por që ti japë përparësi këngës. Djemtë e grupit X tani të veçuar shprehen se faza e kengëve është drejt përfundimit dhe se janë të gatshëm që të performojnë live.
Pamje RTSH, kompozitori Selim Ishmaku intervistë, djemtë e Grupi X, Aleksandër Gjoka, Dashnor Diko, Adhurim Demiri./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti