Prangoset 28-vjeçari në Shkodër
Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër për armëmbajtje pa leje.
Në pranga ra 28- vjeçari me inicialet M.P, banues në Shkodër.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër e cila e kishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”
, njofton policia.
/tvklan.al