Kosovë, nis tërheqja e forcave serbe (25 tetor 1998)


Kosovë, nis tërheqja e forcave serbe (25 tetor 1998)

11:14 25/10/1998

Vazhdon aksioni i tërheqjes së trupave serbe nga Kosova. Deri më tani numërohen rreth 40 mijë policë të larguar. Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë qënë të pranishëm për të verifikuar plotësimin e marrëveshjes. Sot është dita vendimtare deri në orën 20:00 ku dhe skadon ultimatumi i NATOs. Zëdhënësi i NATOs ka përsëritur dje në Bruksel se politika e vetme e frytshme me Beogradin është ajo e transparencës. Numërohen  disa kushte që Jugosllavia duhet ti plotësojë dhe deri më tani shihet se Millosheviç ka bërë përparime duke pranuar një program bisedimi me shqiptarët.

Pamje tanke serbe duke u larguar, pamje Bill Klinton, avionë të NATOs./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme