Seminari “Shkolla-Bordi-Komuniteti” (27 tetor 1998)
Nga seminari kombëtar me temë “Shkolla- Bordi-Komuniteti” e organizuar nga mësues e pedagogë u përçua mesazhi i të punuarit të gjithë sëbashku. Në këtë seminar u propozuan përpjekje të reja për zhvillimin e shkollave pilotë për të nisur një bashkëbisedim të ri mes prindërve, shkollave dhe mësuesve. Formimi i komuniteteve mes këtyre palëve do të mundësonte mbarëvajtjen e shkollave më mirë në të ardhmen. Në seminar, oratorë të ndryshëm theksuan faktin që shkollat duhet të kërkojnë fonde shtesë duke mos mbetur vetëm tek buxheti i shtetit dhe në bordin e shkollave duhet të futen dhe ekonomistë.
Pamje nga seminari për shkollat, mësues, pedagogë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj