Policia dhe Interforca Italiane (29 tetor 1998)
Interforca Italiane do të japë një kontribut jo pak të vogël për policinë shqiptare. Gjatë një takimi të sotëm në Ministrinë e Rendit Publik ushtarakët italianë kanë përcaktuar kushtet e ndihmës që do të nënshkruhet për vitin e ardhshëm. Janë përfshirë ndihma në asistencë teknike, kurse trajnuese dhe mbi të gjitha ndihmën në logjistikë si në makina, radio dhe në veshje. Sot është vendosur që ndihma e vitit 1999 të jetë më e madhe sesa është dhënë deri tani.
Pamje Ministria e Rendit, ushtarakët Italianë me Ilir Celibashin./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili