Aleksandër Meksi intervistë (01 Shtator 1998)
Ish Kryeministri Aleksandër Meksi intervistë për arrestimin e 6 ish funksionarëve demokratë të qeverisë së tij në 1997. Sipas Aleksandër Meksit arrestimet e kryera të ish zyrtarëve demokratë janë arrestime politike për të mbuluar problemet ekonomike dhe politike të qeveritarëve në pushtet. Gjatë intervistës ai theksoi :
“Unë mendoj se ky arrestim është në rrugën e terrorit të kuq të vitit 1946 dhe që u përsërit disa herë në kohën e komunizmit.Këto arrestime janë bërë për politikë për të mbuluar gjendjen e vështirë ekonomike e sociale në vend dhe për të mbuluar korrupsionin e kontrabandën e qeverisë. Kur unë isha kryeministër kam pas për detyrë të zbatoj ligjin e Kushtetutën të mos lejoja të goditej shteti. Për ngjarjet e Marsit 1997 duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e ngritën popullin në këmbë. Përsa i përket drejtësisë në lidhje me politikën dhe ndërhyrjet e saj mendoj se sistemi i i drejtësisë duhet të jetë i pavarur por problemi është se këta gjyqtarë zbatojnë ligje të politizuara. Partia Demokratike duhet të demokratizohet brenda saj dhe të zbatojë programet e statutin e tipit perëndimor që kanë qënë në themel të saj kur u krijua. Në rast se nuk funksionon statuti i partisë por sundojnë idetë e personave të veçantë, atëherë nuk do të ketë vend për të gjithë. Përsa u përket mitingjeve të Partisë Demokratike është e legjitimuar për një qeverisje të keqe, por e rëndësishme është që këto mitingje të jenë në përputhje me ligjin.”
Pamje ish kryeministri Aleksandër Meksi intervistë./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo