Policia denoncon në Prokurori Partinë Demokratike për mitingje (01 Shtator 1998)
Drejtoria e Policisë ka paditur në Prokurori Partinë Demokratike për mitingjet e kryera së fundmi në sheshin ” Skënderbej” dhe në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit”. Akuza është ajo e pjesëmarrjes në mitingjet e paligjshme. Të denoncuar janë Berisha, Hajdari, Pollo dhe disa krerë të Opozitës aktuale. Qëndrimin e Prokurorisë e thotë prokuror Pajazit Beci. Ai shprehet :
“Nuk ka dallim midis mitingjeve të paligjshme dhe veprës penale në tërësi. Prokurori edhe në këtë rast vepron siç do të vepronte për çdo kallëzim penal. Në këtë rast ligji parashikon dënim me gjobë ose burgim deri në një vit. Personat me imunitet nuk mund të ndiqen penalisht për çdo vepër penale por vetëm për vepra të rënda.”
Pamje nga mitingu i Partisë Demokratike, pamje Prokuroria e Rrethit Tiranë, prokurori Pajazit Beci intervistë./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili
Operator : Izmir Hajdari