Idajet Beqiri konferencë shtypi për ish funksionarët demokratë (02 Shtator 1998)


Idajet Beqiri konferencë shtypi për ish funksionarët demokratë (02 Shtator 1998)

14:28 02/09/1998

Kryetari i Partisë Uniteti Kombëtar jep jë konferencë për shtyp ku fjala kryesore ishte Sali Berisha. Sipas tij lideri i Opozitës është i inkriminuar në aktet terroriste që po ndodhin në vend. Gjatë fjalës së tij për arrestimin e 6 ish funskionarëve demokratë ai shprehet :

” Unë edhe si politikan po edhe si jurist them se ky është një problem juridik dhe me këtë duhet të merren organet e prokurorisë dhe ato gjyqësore. Ne nuk mund të paragjykojmë se nuk kemi dosjen por si prokuroria dimë vetëm se në Mars 1997 ka ndodhur një katrahurë dhe si pasojë ishin 2000 të vrarë dhe shumë të plagosur. Përgjegjësia ligjore duhet të dale por kjo i takon prokurorisë. Berisha dhe tani gjen pretekste për destabilizimin e vendit dhe për të shpëtuar kokën e tij nga përgjegjësitë ligjore.” 

Pamje Partia e Unitetit Kombëtar kryetari Idajet Beqiri./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme