Fjalimi i Perikli Tetës në Parlament dhe reagimi i Majkos (03 Shtator 1998)


Fjalimi i Perikli Tetës në Parlament dhe reagimi i Majkos (03 Shtator 1998)

14:56 03/09/1998

Ministri i Rendit Perikli Teta flet në parlament për incidentet në Lazarat dhe shprehet se nuk do të ketë asnjë kompromis me bandat e Lazaratit. Në tone të ashpra tha se policia do ti godasë ata që mbajtën të bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë dhe plaçkitën qytetarët. Sipas tij politika po tregohet e paaftë dhe fajin nuk e ka policia. Gjithashtu Ministri Perikli Teta përmendi dhe shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë Islam Qivini dhe të disa drejtueseve në Ministrinë e Rendit. Pas kësaj reagon Pandeli Majko duke shtuar se policia duhet të marrë masa për të ndaluar kriminelët për tu ngritur kundër politikës së bombave.

Pamje Parlamenti kryetari Skënder Gjinushi, Perikli Teta duke folur në Parlament, deputetë, Pandeli Majko intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme