Kush është gazetari i famshëm italian që do të jetë sot “Në kurthin e Piter Pan”
Një nga emrat më të spikatur të gazetarisë në Itali! Më shumë se 15 vite angazhim në media dhe autor i disa reality show-ve shumë të suksesshëm! Gabriele Parpiglia është gazetari i njohur që do të jetë sot në skenën e edicionit të dytë të "Në kurthin e Piter Pan" në TV Klan.
Ai ka lindur në 3 Shkurt në Reggio Calabria, por që në vitet e para të jetës u shënua edhe fati i tij! Menjëherë pas shkollës së mesme, ai vendosi të ndjek rrugën e gazetarisë, duke arritur të bëhet një ndër emrat më të famshëm të botës së gossip-eve në Itali, e më gjerë. Në moshën 18-vjeçare vendosi të largohej nga Kalabria dhe të emigronte në veri në Milano, ku ndoqi Universitetin Katolik të Milanos sërish për gazetari, sepse ai e kishte ndarë mendjen që do t'i përkushtohej kësaj fushe si me angazhimin profesional, po ashtu edhe me studime. Krahu i djathtë i Alfonso Signorinit, ai është autor i programeve si Vip Big Brother, Verissimo, Tiki Taka dhe në mediat sociale ai është pothuajse gjithmonë ndër të parët që jep lajme në lidhje me personazhet e botës VIP. 6 kuriozitete rreth Gabriele Parpiglia-s -Vuan nga pagjumësia
- Pëlqen leximin e komedive amerikane
- Nga viti 2016-të ai drejton një program në RTL me titull "Password"
- Kur flet për thashetheme dhe VIP0-a ai nuk pëlqen të përdorë termin VIP dhe shpesh njerëzit e famshëm i quan thjesht: njerëz
- Skenaristi i tij i preferuar? Fabio Volo
-Filmat e tij të preferuar: Talenti i Z. Ripley dhe La Febbre
Greva e kompanive ajrore, shtyhen dhe anulohen fluturimet.