Pilaf spanjoll (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz
150 gr fileto pule
100 gr karkaleca
40 gr bizele
2 speca të kuq
2 speca të verdhë
2 bustina shafran
1 kungull jeshil
1 kallamar
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë. Shtojmë në të tumerik, oriz dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim specat e kuq dhe jeshilë, lëkurat e kungujve, më pas shtojmë edhe bizelet.
Në një tjetër tigan skuqim me pak vaj ulliri karkalecat dhe kallamarët. I shuajmë me konjak dhe i lëmë për pak derisa alkooli të avullojë.
Presim në copëza të vogla fileton e pulës dhe salsiçet dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe i skuqim në një tigan dhe i shuajmë me verë të bardhë. Pasi të avullojë vera shtojmë në tigan orizin e zier, perimet e skuqura dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Më pas të gjithë përbërjen e vendosim në një tavë, mbi të vendosim kallamarët dhe karkalecat dhe i fusim në furrë për pak minuta dhe është gati për t’u servirur.
/tvklan.al